Serbia do të fillojë vitin e ardhshëm ndërtimin e seksionit të parë të së ashtuquajturës Autostrada e Paqes Nish-Prishtinë-Durrës, deklaroi zëvendëskryeministrja serbe, njëkohësisht edhe ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç.
”Seksioni Nish-Ploçnik është 36 kilometra i gjatë, ndërkohë që i gjithë projekti kushton 212 milionë euro”, deklaroi Mihajloviç duke shtuar se të dhënat financiare ishin ende paraprake.
”Ky seksion do të ndërtohet me ndihmën edhe të Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”, shtoi ajo.
Mihajloviç tha se projekti i dokumentacionit ishte financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor.
“Nuk ka rrugë që nuk është domethënëse për Serbinë. Kjo rrugë nënkupton lidhjen me rajonin. Serbia nuk ka det dhe kjo është arsyeja që ajo ka nevojë për porte”, deklaroi zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviç.
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...
Dy të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Istog