Henley Passport Index ka radhitur pasaportat më të fuqishme të botës për vitin 2020.
Radhitja u bë në bazë të numrit të vendeve që mund të vizitojnë poseduesit e këtyre pasaportave.Në mënyrë surprizuese vendin e parë e zë Japonia me plot 191 destinacione, e ndjekur nga Singapori me 190 destinacione.
Në vendin e tretë renditet Gjermania dhe Korea e Jugut me nga 189 destinacione secila. Italia renditet në vendin e 4 me 188 destinacione.
SHBA dhe Britania e Madhe renditen në vendin e 8 me plot 184 destinacione.Kosova mban vendin e 99 me 40 destinacione, ndërsa të gjitha vendet e rajonit janë më lart se vendi ynë.
Shqipëria mban vendin e 54 me 114 destinacione, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 47 me 123 destinacione, Bonje dhe Hercegovina renditet në vendin 52 me 117 destinacione, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 vende dhe Serbia në vendin e 33 me 133 destinacione. Në vendin e fundit renditet Afganistani me 26 destinacione.

Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK