Banorët e rrugëve “Malush Kosova” dhe “Holger Petersen” të Prishtinës, janë pa ujë gjatë ditës së sotme, siç thuhet si pasojë e ndërhyrjes ilegale të personave të pa përgjegjshëm në rrjetin e ujësjellësit, njofton KRU “Prishtina”.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë të lagjes së ” Spitalit” në Prishtinë, konkretisht rruga “Malush Kosova ” dhe ” Holger Petersen”.
Gjatë ditës së sotme , e që po vazhdon ende, ju keni mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm. Mungesa e furnizimit me ujë ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes ilegale të personave të pa përgjegjshëm në rrjetin e ujësjellësit.
Pasojë e kësaj ndërhyrje ilegale, përveç që iu la pa ujë të pijshëm, pas rikthimit të furnizimit, ujin e kishit të turbullt, sipas informatave që ne i morëm nga ju.
Andaj, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, janë duke vazhduar punën e tyre në vendin e ngjarjes për të stabilizuar rrjetin, gjegjësisht sistemin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen e sipërpërmendur.
Qytetarë të nderuar, bashkëpunimi me ju, sjellë rezultate dhe punë të shkëlqyeshme, madje edhe duke i zënë keqbërësit e sistemeve operative të rrjetit të ujësjellësit!
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik