Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Bruksel, u takua sot edhe me presidentin e Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul.
Siç njofton komunikata, gjatë takimit, kryeministri Mustafa e ka njoftuar për progresin e Kosovës në proceset eurointegruese, me theks të veçantë në përmbushjen e të gjitha kritereve dhe rekomandimeve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa, ka falënderuar për përkrahjen që EPP-ja dhe personalisht presidenti Daul kanë dhënë për Kosovën, duke qenë mbështetës të parezervë të liberalizimit të vizave, për MSA-në, për kosovarët, si një e drejtë e merituar.
Ndërsa, presidenti i EPP-së, Joseph Daul, ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane.
Gjatë takimit, po ashtu, u bisedua për zhvillimet politike dhe proceset tjera në Kosovë.
“Përveç përkrahjes së deritashme, kryeministri Mustafa, ka kërkuar mbështetjen e mëtejme të EPP -së në Parlamentin e Evropian dhe në Këshillin Evropës, si dhe përkrahjen e Kosovës duke përfshirë lobimin te pesë vendet e mbetura të BE-së, të cilat përkundër mosnjohjes nuk i kanë penguar proceset eurointegruese”, thuhet në fund.
Plagosi me thikë vajzën e tij dhe një kalimtar të rastit, ar...
Hamza takon ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimet po...
Osmani takon shefin e OSBE-së, thekson rëndësinë e konstitu...
Gjykimi drejt fundit, Prokuroria e Hagës insiston që Thaçit ...
Dallaveret me vota – Prokuroria nis hetimin në Drenas
Shqipëria dhe Izraeli, partneritet strategjik në mbrojtje dh...