Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.777.085 doza të vaksinës antiCOVID-19.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës deri më sot 805 mijë e 226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID.
Në Kosovë ka filluar edhe dhënia e dozës së tretë dhe asaj përforcuese, kur deri më tani janë dhënë 116 doza të kësaj vaksine.
Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për tri vdekje dhe 1 mijë e 593 raste të reja me COVID-19.
Ndërkohë që në vend janë 34 mijë e 208 raste aktive me koronavirus. më së shumti raste aktive janë në Komunën e Prishtinës, me afër 10 mijë raste./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...