Duke qenë se është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Krasniqi ka paralajmëruar se mund të tërhiqen nga protesta e 28 nëntorit nëse do të ketë shenja dhune.
Ai në Rubikon ka thënë se ne si Nismë do të protestojnë dhe do të kërkojnë që ato të jenë të qeta në të kundërtën nuk do ti përkrahin.
“Ne do të tërhiqemi nga protesta nëse përdoret dhuna, ne thjeshtë nuk do të përkrahim asnjë formë të dhunës dhe nëse me 28 nëntor shohim se ka vetëm një sekuencë dhune, ne do të tërhiqemi. Thjesht ne nuk duam të kacafytemi me policin tonë”, tha Krasniqi.
Krasniqi po ashtu ka paralajmëruar se tri partitë opozitar do të kandidojnë si një subjekt politik në zgjedhjet e ardhshme.
“Nëse këto parti që janë bashkuar për të mbrojtur një çështje nacional atëherë nuk do të kishte kuptim të kandidojnë të ndara. Unë besoj se do të jemi në një listë të përbashkët dhe kjo mbete të bëhet e ditur në vazhdim ose pasi të shpallën zgjedhjet”, tha ai.
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë