Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka mirëpritur deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë Philip Kosnett, i cili u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të ngritin zërin ndaj punësimeve mbi baza partiake dhe ndaj zyrtarëve që pasurohen në kurriz të buxhetit të shtetit.
Hoti thotë se shpreson që zyrtarët qeveritarë të mos e kërkojnë largimin e ambasadorit Kosnett nga Kosova, siç ndodhi me ambasadorin zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet i cili pati kritikuar qeverinë për veteranët e rrejshëm.
Reagimi i Hotit:
“Pershendes deklarimin e qarte te Ambasadorit Amerikan ne Prishtine per punesimet ne institucione mbi baza familjare, nepotiste dhe partiake. Shpresoj se tash ndonje nga dhjetra ministrat apo zevendesministrat nuk do te kerkoje “largimin” e tij, sic kerkuan per Ambasadorit Zviceran.”
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...