Duke e përfunduar postimin e tij me “Zoti e bekoftë SHBA-në” (ang. God bles USA), Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me raportimin e medieve sot për fjalimin e tij në takimin e partive opozitare, aktivitete këto që i paraprijnë protestës gjithëpopullore të thirrur nga opozita më 9 janar.
Haradinaj ka thënë se ai, si të gjithë qytetarët e Kosovës i është mirënjohës SHBA0ve për kontributin e çmuar në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
“Pushtetin e ka kapluar paniku. Përmes mediumeve të caktuara dhe në mungesë të argumenteve në mbrojtje të dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin, tashme kanë filluar edhe të shpifin, shtrembërojnë dhe të nxjerrin nga konteksti pjesë nga fjalimi im publik, i zhvilluar sot me të rinjët dhe të rejat nga Aleanca dhe të dy partive opozitare: Vetëvendosje! dhe Nisma. Sikurse edhe ju, edhe unë gjithmonë do t’i jam mirënjohës dhe falenderues ShBA-ve për kontributin e çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Unë kam punuar, punoj, dhe do të punoj gjithmonë që miqësinë me ShBA-të ta forcojmë për çdo dite ma shumë e më shumë”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se është i bindur se Kosova mundet pa të dhe pa shumë të tjerë, por jo pa SHBA-të.
“Por, po ashtu është e vërtetë e pamohueshme se Kosova mundet dhe do të jetë edhe pa Serbinë si hisedare në Kosovë përmes këtij Asociacioni. Ata të cilët tentuan ta fusin Serbinë nga dera e prapme përmes këtij Asociacioni dhe t’i falin tokë Malit të Zi, përgjigjen dhe zërin qytetar në mbrojtje të shtetit do ta marrin me 9 janar. Shihemi më 9 janar në ora 14:00. God bless USA!”, përfundon postimi i tij, i shoqëruar me fjalimin e mbajtur sot.
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...