Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm dhe po ashtu, po këtë muaj do të formohet edhe ushtria e Kosovës.
“Kosovarët mund të lëvizin pa viza para muajit mars të vitit që vjen. Gjithashtu edhe FSK-ja para atij muaji, mund të shndërrohet në ushtri të Kosovës”, ka thënë Haradinaj për RTK, ndërsa ka shtuar se madje muaji mars mund të jetë koha më e largët kur këto dy procese mund të realizohen.
Ai ka njoftuar se për këto dy çështje dhe të tjera, do të udhëtojë më 18 dhjetor në Bruksel.
Haradinaj ka vlerësuar se është hera e parë që për liberalizimin e vizave dhe formimin e ushtrisë së Kosovës, ka një afat kohor e që është marsi.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë