Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Londër, sot është takuar me kryeministren britanike, Bashkuar Theresa May.
Haradinaj ka vlerësuar se Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj euro-atlantike dhe në këtë rrugëtim mbështetja nga Britania e Madhe është e një rëndësie të veçantë, si partner strategjik i Kosovës në konsolidimin ndërkombëtar.
“Bashkëbisedim përmbajtësor dhe i frytshëm me Kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perendimor në Londër.
Britania e Madhe e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe është koha që të fuqizojmë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.
Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj euro-atlantike dhe në këtë rrugëtim mbështetja nga Britania e Madhe është e një rëndësie të veçantë, si partner strategjik i Kosovës në konsolidimin ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...