Strukturat paralele në veriun e Mitrovicës, kishin ndërtuar një muri pranë urës së Ibrit, për të pamundësuar lidhjen dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në dy pjesët e Mitrovicës.
Dy vite më parë, dy ekskavatorëve iu kanë dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut.
Gjatë rrënimit të murit, ishte thënë se më nuk do të ketë mure në atë pjesë dhe ishte është paralajmëruar edhe hapja e urës që lidhë jugun dhe veriun, gjë që nuk ka ndodhur edhe pas dy viteve.
E para që doli për t’i vëzhguar punimet ishte shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostollova, e cila tha se ky është një moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj.
Ajo ka falënderuar edhe partnerët ndërkombëtarë, me theks të veçantë ata amerikanë, për gatishmërinë ndaj shmangies së ndonjë incidenti të mundshëm.
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...
Putin: Rusia, partnere e besueshme për Iranin
Rama mbledh Asamblenë Kombëtare, priten zgjedhje të struktur...
Ministri i Jashtëm i Iranit: Ngushtica e Hormuzit mbetet e h...
8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind