Deputetët britanikë do të votojmë më 15 janar për marrëveshjen e Brexit të negociuar mes Londrës dhe Bashkimit Evropian, deklaroi sot një zëdhënës i Downing Street.
Deputetët do të japin verdiktin e tyre duke nisur nga ora 19:00 (ora lokale dhe GMT) pas disa ditë debatesh që do të rinisin të mërkurën. Por tashmë miratimi i tekstit duket i kompromentuar, pasi është kritikuar si nga “Brexiters” edhe nga eurofilët si një kërcënim për një largim brutal nga BE-ja më 29 mars, transmeton ATSH.
Shenjë e një konteksti armiqësor, deputetët e vunë në vështirësi qeverinë të martën duke votuar një amendament për projektligjin e financave, i depozituar nga opozita laburistre, i cili kaloi me 303 vota pro kundrejt 296 kundra, në sajë të mbështetjes së konservatorëve të shumicës. Teksti redukton kompetencat fiskale të qeverisë në kuadër të një Brexit pa marrëveshje, nëse nuk arrihet dakordësia e Parlamentit.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit