​Demarkacioni kufitar: Lajçi fton Mustafën të dal në terren sa nuk është bërë vonë

19:31 | 11 Gusht 2015
M. A.

I ftuar në emisionin ‘Dukagjini Sot’ tek RTV ‘Dukagjini, anëtari vëzhgues i Komisionit shtetëror mbi demarkacionin kufitar me Malin e Zi, Ali Lajçi ka hedhur kritika në emër të krerëve institucional të vendit e veçanërisht ndaj kryeministrit Mustafa, ndërsa që ka akuzuar ashpër Komisionin në fjalë, duke shprehur edhe dyshimin e tij në motivin e kreut të këtij komisioni, Murat Meha, për të neglizhuar dhe keq-informuar rreth kësaj problematike.

Ali Lajçi ka bërë thirrje që e tërë procedura për këtë çështje të kthehet në pikën zero e më pastaj të ndodhin qartësimet.

“Çështja ka degraduar aq keq, sa që ne as nuk mblidhemi më në komision. Krerët institucional e veçanërisht kryeministri Isa Mustafa duhet urgjentisht të dalë ta shikojë terrenin, për çka i kam ftuar edhe më parë dh eta kthejnë gjendjen në pikën zero, që nga Kuvendi e deri në Komision tek ne. Ata e dijnë se çare nuk kanë pa dal në terren, por le të dalin sa nuk është vonë”, ka thënë Lajçi për RTV ‘Dukagjini’-n.

12 mijë hektarë rrezikohen t’i kalojnë Malit të Zi ndërsa që realiteti nuk shpjegohet sa duhet tek popullata e as tek komuniteti ka shtuar Lajçi.

“Ju e dini secili vendim i qeverisë duhet përputhet edhe me qëndrimet e komunitetit atje dhe kjo gjë është edhe standard i BE-së”, shprehet Lajçi.

Ali Lajçi në fund ka shtruar pyetjen se: A duhet që të ndodhin gjëra e protesta sikur në rastin e Jabllanoviçit dhe kryeministri të ndërhyjë pasi që lëndohen 100 policë e dhjetëra protestues.

Shpërndaje në rrjete sociale