Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, të cilin e ka shoqëruar edhe drejtori i USAID-it për Kosovë, James Hope.
Sipas komunikatës së MTI-së, Ministrja Bajrami e ka falënderuar ambasadorin Delawie për përkrahjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Republikës së Kosovës.
“Dy vendet tona kanë marrëdhënie të mrekullueshme dhe ne jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA ka ofruar në momentet kyçe të Kosovës. Mbi këto marrëdhënie ne duhet të ndërtojmë bashkëpunimin e mëtejshëm ekonomik dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare”, ka thënë ajo, duke falënderuar po ashtu USAID-in për përkrahjen e jashtëzakonshme që ka ofruar për përmirësimin e shumë fushave dhe sektorëve që janë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Bajrami e ka informuar ambasadorin me prioritetet e Ministrisë në përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat.
Ajo ka përmendur mbështetjen e USAID-it për të zbatuar Kontratën për qendrën turistike në Brezovicë dhe po ashtu mbështetjen kruciale të USAID-it me projektin e Skemës për Garantimin e Kredive me anë të të cilit do të lehtësohet qasja në financa për bizneset duke siguruar garanci kolaterali deri në 50%.
“Ne jemi duke marrë hapa për të përmirësuar infrastrukturën e cilësisë dhe për të ndërtuar kapacitetet e nevojshme në agjencitë përkatëse si: Metrologj ia, Akrediti dhe Standardizimi”, ka thënë ajo.
Bajrami dhe ambasadori Delawie kanë diskutuar edhe për angazhimin e Ministrisë për projekte tjera të rëndësishme që përkrahen nga USAID-i. Ambasadori Delawie ka thënë se vendi i tij është i përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës dhe se përkrahja amerikane për institucionet e Kosovës, do të jetë e vazhdueshme
Ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve
Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit ...
Zjarri në resortin e skive në Zvicër që la dhjetëra të vdeku...
Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexh...
Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Zvicër
Kurti: KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal