​Aurora ndihmohet edhe nga familja Xhaka

17:50 | 6 Korrik 2018
M. A.

Familja e vëllezërve Granit dhe Taulant Xhaka kanë shprehur dëshirë që ta ndihmojnë 18 vjeqaren nga Prishtina e cila vuan nga leukemia.

Nuk është bërë e ditur shuma që familja Xhaka do të japing për Aurora Krasniqin por vullnetin për të ndihmuar e ka bërë public këngëtari Labinot Tahiri i cili ka filluar aksionin për mbledhjen e parave që Aurora të dërgohet për shërim në Turqi.

Tahiri në Facebook ka bërë të ditur se deri më tani janë mbledhur 50 mijë euro. Postimi i Labinot Tahirit: Familja XHAKA E po kur krenaria nuk ka skaj dhe momentet kur i’a dalim në raste të tilla me përgjegjesi të madhe!!!

Shpërndaje në rrjete sociale