Për herë të parë Inspektorati Fitosanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë sot asgjësoi mbi 25 tonë sheqer pa afat në deponitë e mbeturinave në Pejë. Sheqeri me origjinë nga Algjeria që kishte për destinacion tregun e Kosovës është ndaluar nga Inspektorët Fitosanitar Kufitar të AUV-së.
Inspektorati menjëherë e ka ndaluar këtë produkt, ka bllombuar dhe ka bërë refuzimin e lejimit të futjes në treg, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi. Operatori i biznesit importues ka paraqitur kërkesë pranë AUV-së qe t’i mundësohet asgjësimi. Sot nën monitorimin e Inspektorëve të AUV-së, doganës dhe Policisë se Kosovës është kryer i gjithë procesi i asgjësimit.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Lamir Thaçi tha se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë inspektimeve përmes inspektorëve, ka hasur në produkte me afat të skaduar dhe menjëherë i ka ndaluar që të hyjnë në treg, ku ka bërë asgjësimin e tyre që të pamundësohet manipulimi në çfarëdo forme me ato produkte. Ai tha se synim kryesor është ruajtja e shëndetit të qytetareve nga produkte të dyshimta apo që nuk i plotësojnë kushtet për konsum.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...