​Aksidenti në Komoran shkakton kolona kilometërshe

19:14 | 31 Korrik 2015
M. A.

Aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Pejë-Prishtinë ka shkaktuar kolona të gjata të veturave të cilat kanë shkuar gati edhe në tre kilometra.

Aksidenti ka ndodhur në Komoran kur një veturë e markës Golf është aksidentuar me një veturë të KFOR-it.

Raportohet për të lënduar të cilët janë bartur në QKU për trajtim të mëtutjeshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale