(2) Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk u themelua për qëllime episodike, as për një ditë, por për të jetuar aq sa do të jetojnë edhe përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për shtet ligjor, demokratik e me zhvillim ekonomik.
Kështu tha lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në shënimin e 15 vjetorin e themelimit të partisë që ai drejton.
Derisa, në 15 vjetorin e themelimit të AAK-së, ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e dy partive tjera opozitare, Vetëvendosjes dhe Nismës për Kosovën.
Haradinaj para të pranishmëve ka falënderuar secilën dhe secilin që ishte dhe është pjesë e aleancës në rrugëtimin e përbashkët në këto 15 vjet.
Por, tha se AAK-ja nuk u formua për një ditë, por për të jetuar aq sa jetojnë përpjekjet e qytetarëve për shtet ligjor e demokratik.
“Sot prej neve që bëmë 15 vjet jetë së bashku, prej atyre që u bashkuan në këtë rrugëtim tonë, i ftoj qytetarët e Kosovës të na bashkohen. Aleanca është e tyre, do të jetë gjithnjë. Aleanca e ka vërtetuar se nuk është themeluar për qëllime episodike, përkohshme, një ditore, por për të jetuar me Kosovën aq sa jetojnë përpjekjet e qytetarëve për shtet ligjor, demokraci e zhvillim ekonomik”, tha Haradinaj.
Kreu i AAK-së shtoi se janë tri etapa që i kanë përjetuar deri me tani.
“Tri etapa me nga një fjalë, rrugë e gjatë deri në liri e shpesh paqartësi. Shumë prej neve s’kemi besuar, ose nuk e kemi ditur, ose e kemi parë gati të pamundshme se do të çlirohet Kosova, ndodhi. Në kohën e qeverisjes nga OKB na u ka dukur shumë gjatë, kemi thënë a bëhet ndonjëherë të shkoj OKB-ja a bëhet ndonjë herë Kosova e pavarur, u bëmë shtet. Ve edhe një punë i ka mbetur Kosovës pa ndodhur, qeverisja e mirë. Por po hetohet se kjo është detyrë e aleancës duke e zhvilluar vetveten t’i ndihmoj Kosovës, të hulumtoj për qeverisje të mirë. Në emër të këtij qëllimi iu uroj këtë 15 vjetor”, theksoi Harainaj.
Ai tha se qytetarët e Kosovës kanë shumë nevojë edhe për AAK-në, edhe për të tjerët që punojnë për demokraci e zhvillim.
(1)Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke uruar gjithë anëtarësinë në 15 vjetorin e themelimit të AAK-së tha se partia që ai udhëheq nuk është themeluar për një ditë por për shumë jetëgjatësi.
Haradinaj shtoi se duke zhvilluar vetën do ta zhvillojnë edhe vendin.
Ai ka uruar gjithë qytetarët që e kanë votuar AAK-në prej themelimit si në zgjedhje lokale ashtu edhe parlamentare.
Në shënimin e këtij përvjetori kanë marr pjesë edhe përfaqësuesit e dy partive opozitare, përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë dhe pjesëmarrës tjerë./Arbresh.info/
Prokuroria zhvillon aksion në 15 biznese në Prishtinë për sh...
Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës – takimet me ...
Arrestohet 23-vjeçari në Lipjan për djegien e një veture
Mësohet vendi, data dhe koha e finales së Superkupës së Koso...
Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkolo...
Gjykata Supreme rikthen Besim Kelmendin në pozitën e UD Krye...