Sekretarja e Shtetit në ministrinë e Punëve të Brendshme Biljana Popoviq- Ivkoviq në samitin e Poznanit që po i zhvillon punimet në Poloni i ka folur ministrave të brendshëm të vendeve të rajonit për siç ka thënë “argumentet e Serbisë kundër rishqyrtimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol.
Siç i është thënë Tanjugut, Popoviq -Ivkoviq në bisedime theksoi se Prishtina bashkëpunon me Interpolin përmes UNMIK-ut që nga viti 2002, megjithëse është mohuar vazhdimisht kjo, gjë që tregon qartë se për bashkëpunimin policor dhe luftën kundër krimit nuk nevojitet anëtarësimi në këtë organizatë, transmeton Klan Kosova.
Gjatë javës së shkuar, Komiteti Ekzekutiv i Interpolit me seli në Lyon të Francës debatoi rreth aplikacionit të Kosovës dhe vendosi në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit e cila këtë vit mbahet në Kili./klankosova.tv/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj