Igballe Cakaj, zyrtarja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila u suspendua pas rastit të vjedhjes në një qendër tregtare në Bruksel, nuk është se ka përgjegjësi të vogla në këtë dikaster qeveritar.
Cakaj si udhëheqëse e sektorit të zhvillimit profesional të mësimdhënësve, ajo menaxhon një buxhet vjetor prej rreth 800 mijë eurosh.
Ndërkohë, burime nga ministria bëjnë me dije se ajo është kampione në numrin e udhëtimeve jashtë vendit, dhe në përfitimet nga mëditjet.
Madje, sipas të njëjtave burime, qëndrimi i saj në Bruksel javën e kaluar, më shumë ka qenë insistim i saj të jetë pjesë e delegacionit kosovar, se sa që ka qenë nevojë e përfaqësimit të MASHT-it.
Klan Kosova e ka pasur të pamundur të marrë një verzion të Cakajt për rastin e Brukselit, por edhe për përgjegjësitë e saj në ministri, pasi ajo nuk është përgjigjur në asnjë thirrje të televizionit.
Ndërkohë, as zyrtarët e MASHT-it, nuk kanë pranuar të komentojnë rastin e as të japin të tjera komente për punën e zyrtares së lartë të trajnimeve.
Do i rezistojnë Inteligjencës Artificiale/ Punët më të kërku...
Paralajmërim i ri mjekësor: Ilaçet e dobësimit ju plakin der...
Kusari-Lila: Hipoteza e rreme se sulmi në Ibër-Lepenc ishte ...
Kurti në 50-vjetorin e AShAK: Në këtë institucion kaluan ide...
Zvicra drejt izolimit? Nëse bëhen 10 milionë banorë, porta “...
“Pse të ka marrë shteti gjerman”, debat i ashpër mes Elijonë...