Një zyrtar policor ka vrarë një person në fshatin Gushtericë të Poshtme në Graqanicë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zyrtarja policore për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës”, tha Ahmeti për arbresh.info derisa shtoi se pas marrjes së informacionit njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në një person pa shenja jeta.
Sipas Ahmeti, personi i dyshuar është arrestuar dhe aktualisht, hetuesit policor po punojnë në bashkëpunim me IPK-në për zbardhjen e rastit./Arbresh.info/
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...
Plagosje në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, 33-vjeçari...
Trafikonin emigrantë me kamionë, dënohen me burg tre shqipta...
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...