Zyrtari policor, Anton Cena, medaljen e fituar në nëntë garat policore në Spanjë, ia ka dhuruar si kujtim familjes së rreshterit të vrarë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskës, Afrim Bunjakut.
Përmes një postimi në Facebook, Cena tha se është mirëpritur edhe nga Policia e Kosovës për sukseset e tij.
“Me të arritur në aeroport përgëzimet e para erdhën nga Policia e Kosovës me një torte. Më pas Brigada 138 ‘Agim Ramadani’ ma dhuruan flamurin e Brigadës që ta kam si kujtim për rezultatet e arritura që nga paslufta”, ka shkruar ai.
“Dhe më pas drejtë e te familja e heroit të kombit, Afrim Bunjakut. Medaljen e fituar në garat e nënta policore në Spanjë ia dhurova familjes si kujtim. Lavdi për jetë e mot!”, shkroi Cena./Arbresh.info
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026