Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të shkarkojë ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliut.
Kjo kërkesë e Gjoshit, vjen pas lajmit se Aliu ka aktakuzë për korrupsion, shkruan arbresh.info.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Gjoshi shkruan se Aliu nuk duhet të bëjë aktorin sikur nuk din asgjë për aktakuzë./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Aliu, mos e bëj aktorin sikur nuk din asgjë për aktakuzën, por politikanin e përgjegjshëm.
Tani që e konfirmove lajmin dorëhiqu dhe lejoje drejtësinë ta bëjë punën pa asnjë pengesë.
Ndiqe shembullin e kolegëve të përgjegjshëm nga politika që ofronin dorëheqjen nga detyra kur akuzoheshin zyrtarisht.
Bëhu ministri i parë që jep dorëheqjen në ditën e parë të punës.
Albin Kurti duhet ta jap shembullin nga shtëpia e tij. Ai duhet ta shkarkojë nga detyra z. Aliu, për të treguar shembullin se nuk është një demagog më shumë në qytetin tonë.
Pavarësisht se jemi kundërshtarë politik, ju z. Kurti duhet të merrni shembujt e mirë nga z. Kadri Veseli”.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...