Zyrtari i partisë së presidentit serb Vuçiq, Milovan Drecun, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti doli me qëndrimin se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, edhe pse siç tha ai “nuk kanë ushtri dhe nuk njihen nga të gjithë anëtarët e kësaj aleance dhe se presin një ftesë nga Këshilli i Evropës”.
“Nuk mjafton vetëm biseda për të arritur progres në dialogun Beograd-Prishtinë”, tha Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, teksa shtoi se “nuk është optimist për vazhdimin e negociatave më 13 maj në Bruksel”.
“Që të ketë përparim, duhet të arrihet një marrëveshje, të paktën një paraprake, kështu që duhet të përpunohet përmes ekipeve të ekspertëve dhe më pas të miratohet përfundimisht”, tha Drecun në një deklaratë për Tanjug.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...