Nënkryetari i Komunës së Klinës, Besim Hoti i ka zgjedhur ditët e zisë të shpallura nga shteti i Kosovës për të thurur vargje ofenduese për tashmë të ndjerin, veprimtarin Adem Demaçi. Ish kandidati për kryetar të Klinës nga LDK e ka quajtur Demaçin si përqarësin numër dy të shqiptarëve.
Madje, Hoti ka paralajmëruar se shpejt do të ikë nga kjo botë edhe përqarësi numër një siç e quan ai, duke mos i dhënë emër atij.
“Përqarësi numër 2 i shqiptarëve ka ikur nga kjo botë ! Pritet të ikë edhe Shpendkeqja që është përqarësi numer 1. Këta dy monstruma i bëren pikë e pesë shqipetarët” shkruan Hoti në Facebook, shkruan Indeksonline.
Në komentet e bëra shihet se Hoti e ka fjalën për Demaçin të cilin e vlerëson si armik të madh të ish presidentit Rugova.
I kritikuar për këtë status, Hoti i është përgjigjur një komentuesi duke thënë se Demaçi nuk e tha kurrë asnjë fjalë për atdhtetarët e vrarë në luftë dhe pas lufte ndërsa e quajtën tradhëtar presidentin Rugova.
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë