Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka vizituar sot Kosovën e cila ishte e shoqëruar nga Gert Jan Koopman, drejtor gjeneral i politikave të fqinjësisë në Komisionin Evropian.
Përmes një postimi në platformën X, zyrtari i BE-së ka thënë se vizat për Kosovën do të hiqen nga 1 janari 2024, shkruan Arbresh.info
“Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë përpara me agjendën e saj të reformës për në BE. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor. Mezi presim liberalizimin e vizave duke filluar nga 1 janari 2024”, ka thënë ai.
Kujtojmë se sot, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti./Arbresh.info
Today, I accompanied @vonderleyen in ??#Kosovo & met with @vjosaosmaniPRKS & @albinkurti.
Important for #Kosovo to push ahead with its #EU reform agenda. Normalisation of relations with ??#Serbia is essential.
Looking forward to #visaliberalisation starting on 1 January 2024! pic.twitter.com/MYxX4UWhL0
— Gert Jan Koopman (@GertJanEU) October 30, 2023
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj