Presidenti i Republikës së Kosovës do të jetë zyrtari më i paguar në vend sipas Projektligjit për pagat të cilin e ka siguruar gazeta “Epoka e re”.
Presidenti do të marrë pagë mujore 2 868 euro. Pas shefit të shtetit, zyrtarët më të paguar shtetërorë do të jenë kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe ai i Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të marrin pagë mujore 2 390 euro.
Duke iu referuar këtij projektligji, paga e ministrave do të jetë 1 792 euro, po kaq edhe e deputetëve.
Kurse zëvendësministrat do ta kenë koeficientin gjashtë (6), që i bie se do të marrin pagë mujore 1 434 euro. Me koeficient 6 do të paguhen edhe kryetarët e komunave që kanë asamble komunale nga 41 deri në 31 asamblistë.
Me koeficient shtatë (7) do të paguhet komandat i FSK-së dhe kryetari i Prishtinës. Paga mujore e këtyre dy zyrtarëve shtetërorë do të jetë 1 673 euro.
Me koeficient 5.50 apo 1 314 euro do të paguhen shefi i kabinetit në Kuvendin e Kosovës, në Presidencë dhe në Zyrën e Kryeministrit. Me koeficient të njëjtë (5.50) do të paguhen edhe këshilltarët e lartë politikë 1 në Kuvend, Presidencë dhe Zyrën e Kryeministrit.
Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin ndes...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...