Pasi u raportua se Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, Amerika nuk ia lëshoi vizën, i njëjti sot ia kishte mësyrë Shqipërisë që të pajiset me pasaportë shqiptare. Por, zyrtarë nga Qeveria e Kosovës, mohojnë se kreu i ekzekutivit kishte shkuar atje për këtë qëllim. Sido që të jetë deklaratat e tyre, i demanton vetë gruaja e Kryeministrit përmes një fotografie në rrjetet sociale.
Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në në Shqipëri, nga ku raportohet se ka aplikuar për pasaportën shqiptare. Ky veprim i tij, ndodh pak ditë pas raportimeve se kryeministrit kosovar, SHBA’ja ia ka refuzuar që t’ia lëshoj vizën, një përgjigje kjo që u kuptua s’i reaksion ndaj veprimit rreth shfuqizimit të Speciales.
Mediat në Shqipëri kanë shkruar sot se përveç Haradinajt, e gjithë familja e tij janë pajisur me pasaporta shqiptare, një gjë të cilën e mohuan zyrtar nga kabineti i tij.
Halil Matoshi, këshilltar për media i kryeministrit, tha për Express se, shefi i Qeverisë nuk ka shkuar për atë qëllim në Shqipëri, duke mos dhënë detaje tjera, nëse ka aplikuar ose jo për pasaportën shqiptare.
Por gjithçka bëhet e qartë, kur vetë Anita Muçaj, gruaja e Haradinajt, përmes një fotografie në “instastory” publikon pasaportën e Shqipërisë, që forcon atë që u raportua në media.
Megjithatë, në këtë vizitë, Haradinaj vizitoi edhe presidentin e Shqipërisë Ilir Metën. Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të Kryeministrisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri, me ç’rast është pritur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj dhe presidenti Meta biseduan për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri”, thuhet në njoftimin e tyre.
Po ashtu, në takim është biseduar për mbështetjen e shtetit shqiptar dhënë Kosovës në proceset e ndryshme me rëndësi për vendin, me theks të veçantë anëtarësimin e Kosovës në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar./GazetaExpress/


Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...