Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe procesit të numërimit të votave në palestrën “Minatori” në Mitrovicë është lënë në gjendje të rëndë, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të KB Trepça.
Klubi mitrovicas ka shprehur indinjatë të thellë, duke theksuar se për rreth katër vjet ka investuar mbi 100 mijë euro në këtë objekt sportiv, me qëllim që palestra të mos degradohet, ndërsa nga këto investime kanë përfituar edhe klubet e tjera që e shfrytëzojnë palestrën.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, KB Trepça ka kërkuar edhe nga kryetari i Mitrovicës, Faton Peci që të kërkojë llogari në organet kompetente.
REAGIMI I PLOTË:
“Jemi thellësisht të indinjuar nga mënyra se si po trajtohet palestra “Minatori”.”
“Për rreth katër vjet KB Trepça ka investuar mbi 100 mijë euro në këtë objekt, sepse nuk kemi pranuar ta shohim palestrën të degradohet. Natyrisht, nga investimet kanë përfituar edhe klubet tjera me të cilat e ndajmë këtë objekt me rëndësi.”
“Por situata është rënduar seriozisht nga veprimet e papërgjegjshme të KQZ dhe KKZ-së, që e kanë lënë palestrën në gjendje të mjerueshme. Në parketin për të cilin janë investuar mjete marramendëse nga MKRS-ja, janë lënë shpuza cigareje dhe janë shkaktuar dëme, duke e bërë pothuajse të pamundur vazhdimin normal të stërvitjeve.”
“Kjo është papërgjegjësi totale ndaj sportit dhe pronës publike.”
“Është alarmante po ashtu që për vitin 2025 asnjë klub sportiv nuk ka përfituar subvencione nga komuna, ndërkohë që sporti mbahet gjallë vetëm me sakrificë.”
“Palestra “Minatori” shfrytëzohet nga mijëra qytetarë dhe sportistë gjatë vitit dhe meriton trajtim serioz dhe veprim të menjëhershëm.”
“Apelojmë te kryetari i ri i Komunës, z. Faton Peci, të angazhohet që palestra të jetë vetëm në shërbim të sportit, për çka është e destinuar, dhe që të kërkojë përgjegjësi nga organet që nuk e dorëzuan në gjendjen që e kanë pranuar.”
“Sporti nuk mund të vazhdojë të paguajë çmimin e papërgjegjësisë institucionale apo personave të papërgjegjshëm në institucione.”
“Qytetarë të dashur, ju presim të mërkurën në palestrën e ngrohtë. Përcjellja e ndeshjes në kushte të volitshme është e mundur falë angazhimit dhe punës së stafit dhe punëtorëve të palestrës, si dhe përkushtimit të klubit tonë”, thuhet në reagimin e klubit mitrovicas.
Kujtojmë se nga fillimi i zgjedhjeve në Kosovë, Trepça për të mos i ndalur stërvitjet i është dashur të udhëtojë në Gjevegjeli për t’i kryer stërvitjet që të jetë sa më e përgatitur për rrjedhën e sezonit.
Vlen të theksohet se pasnesër po në këtë palestër zhvillohet ndeshja çerekfinale e Kupës së Kosovës ndërmjet Trepcës dhe Yllit, ku stafi i klubit mitrovicas është dashur ta rregullojë gjendjen e palestrës që ajo të jetë gati për këtë sfidë./Arbresh.info
JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Nicol...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
BE: Evropa e gatshme të zotohet për garanci ligjërisht dhe p...
Reshje të dendura në Vlorë, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët...
Hyland: Besoj se do të ketë marrëdhënie pozitive mes Qeveris...
Presidentja e Meksikës kërkon një gjyq të drejtë për Maduron...