Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka caktuar 11 qershorin si datë të zgjedhjeve të parakohshme.
Ai pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në përputhje me kompetencat e dala nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës, erdhi në përfundim që zgjedhjet e parakohshme të mbahen me datë 11 qershor 2017, thuhet në komunikatën për mediat.
Sipas njoftimit presidenti Thaçi ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që edhe gjatë kësaj periudhe tranzitore të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Po ashtu kërkon nga partitë politike që edhe këtë herë të tregojnë kulturë të lartë politike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke dëshmuar edhe njëherë se Kosova mbetet shembull në rajon për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Presidenti Thaçi gjithashtu ka dërguar ftesë tek Bashkimi Evropian, organizata ndërkombëtare dhe shoqëria civile në Kosovë që të bëjnë monitorimin e zgjedhjeve të 11 qershorit.
“Një proces i ndershëm, demokratik dhe i pranuar nga të gjithë duhet të jetë pikësynimi jonë i përbashkët”, ka thënë Presidenti Thaçi./Arbresh.info

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...