Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi, aktualisht këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar për herë të parë pas lajmit se është ftuar nga Gjykata Speciale.
Zyrapi ka thënë në emisionin “Frontal”, në televizionin T7, se ftesa nga ky organizëm i drejtësisë i ka ardhur “para disa ditësh”.
“Jam i ftuar si i dyshuar”, ka bërë të ditur Zyrapi. Ai ka konfirmuar se do t’i përgjigjet ftesës.
“Natyrisht do t’i përgjigjem, dhe do të shkoj te Gjykata Speciale”, ka deklaruar ai.
I pyetur nëse di emra të të ftuarve të tjerë nga ky organizëm, ai është përgjigjur: “Nuk e di se kush tjetër është thirrur”.
Zyrapi ka thënë se i kanë treguar që është i dyshuar “për rastet e luftës që kanë ndodhur”.
Ai ka bërë të ditur se në Hagë, te Gjykata Speciale, do të shkojë më 4 gusht të këtij viti.
Trump do të kryesojë takimin e parë të Bordit të Paqes
Ambasadori gjerman: Shpresoj që Kosova të shmangë një tjetër...
Këshilla të dobishme për një agjërim të shëndetshëm gjatë Ra...
Loredana i reagon “diss”-it të Mozzikut: Ai është në gjendje...
Rasti i vrasjes së shtetases argjentinase, gjykata merr sot ...
Sulmi terrorist në Banjskë, mbahet sot seanca gjyqësore