Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton se sot duke filluar nga ora 08:30, do të mbahet Mbledhja e Katërt e Bordit të ZRRE-së, sipas agjendës së bashkangjitur.
Kjo mbledhje mbahet pasi që ZRRE-ja ditë më parë ka miratar rritjen mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale. Sipas vendimit, rritja arrin deri në 16.1%
Sipas këtij vendimi, nga 1 maji, faturat e energjisë elektrike do të rriten mesatarisht për 16.1 për qind.
Përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji, të cilët përgjatë katër vjetëve tri herë e kanë shtrenjtuar energjinë, e kanë justifikuar vendimin e së premtes dhe nuk kanë marrë për bazë komentet e konsumatorëve dhe as të Presidencës.
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit