Përgjatë dy ditëve, nën organizimin e Zyrës së Presidentes së Kosovës janë mbajtur dy tryeza diskutimi për themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale, respektivisht të fokusuara në diskutime dhe rishikim të draft statutit.
Në njoftim thuhet se tryeza e parë e diskutimit u realizua me 7 prill 2025 me përfaqësues nga misionet diplomatike dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë, të angazhuara në fushën e drejtësisë tranziconale.
Ndërsa, tryeza e dytë e diskutimit, e datës 8 prill 2025 është mbajtur me përfaqësues të disa institucioneve vendore dhe organizatave të shoqërisë civile, po ashtu aktive në çështjet që ndërlidhen me drejtësinë tranzcionale.
“Në vijim të këtyre diskutimeve, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës do të angazhohet për finalizimin e draftit të Statutit për t’i paraprirë kështu themelimit të këtij Komisioni”, thuhet nw njoftimin e Presidencws./Arbresh.info
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...