Zyra e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj ditë më parë ka kurorëzuar kontratën e radhës.
Bazuar në kontratën publike nuk është se janë dhënë shumë detaje, përveç titullit, operatorëve që kanë fituar tenderin si dhe çmimin.
Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizim me mallra të ndryshme të TI”, ka kushtuar hiç më pak se 92 mijë e 050,57 euro, transmeton Indeksonline.

Tenderi më çmimin më të lartë ka qenë 130 mijë e 677,06 euro.

Po ashtu bëhet e ditur se grupi i operatorëve ekonomik të cilëve u është dhënë kontrata janë “Enteri” Sh.P.K dhe “Trio Tek” Sh.P.K.
Indeksonline ka kontaktuar zyrën e kryeministrit, për të mësuar më shumë detaje rreth kontratës në fjalë, por që nga të njëjtit nuk është se ka pranuar ndonjë përgjigje.

Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...