Zyra e BE-së në Kosovë ka përmbledhur aktivitetet e ditëve të fundit në Prishtinë si shprehje e solidaritetit me popullin ukrainas me rastin e trevjetorit të luftës në Ukrainë.
Sipas njoftimit, kjo zyrë ka përkujtuar faktin që flamuri ukrainas është valëvitur në selinë e BE-së në Prishtinë si “simbol solidariteti” përballë armiqësisë, shkruan Arbresh.info.
Shënimi i kësaj dite, thuhet në njoftim, është bërë nëpërmjet një ngjarje të organizuar bashkë me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, ku morën pjesë edhe gazetarë ukrainas që jetojnë në Kosovë, zyrtarë të BE-së si dhe përfaqësues nga ambasada holandeze.
“Në zemër të diskutimeve ishin humbjet njerëzore që po vazhdon t’i sjellë lufta në Ukrainë, si dhe roli i rëndësishëm që gazetarët luajnë në kohëra konflikti. Biseda theksoi se si gazetarët i shpalosin krimet e luftës, u japin zë viktimave, dhe luftojnë kundër dezinformacionit”, thuhet në njoftim.
“Këta gazetarë po ashtu po punojnë palodhur për të ruajtur dëshmitë që do të ndihmojnë në kërkimin e drejtësisë dhe përbëjnë dëshmi historike të këtyre kohërave të tmerrshme. Teksa lufta vazhdon, gazetarët mbetën të përkushtuar në misionin e tyre për të vërtetën, shpesh me rrezikun e madh personal”, thuhet tutje.
Më tej, është përkujtuar se me 24 shkurt, në bashkëorganizim me ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, është mbajtur një ceremoni në Bibliotekën Kombëtare për të shënuar këtë përvjetor.
“Si pjesë e kësaj ngjarje, që bëri bashkë përfaqësues të qeverisë, partive politike, shoqërisë civile dhe medieve, pjesëmarrësit shikuan edhe shfaqjen e dokumentarit ‘Intercepted’, një portretim i mprehtë sesi lufta i dehumanizon ata që janë në logbetejë”.
Stafi i BE-së në Kosovë iu bashkua edhe një proteste paqësore të organizuar në Prishtinë nga Shoqata ukrainaso-kosovare “Urat e Miqësisë” për të shfaqur solidaritet me Ukrainën.
“Teksa lufta vazhdon në Ukrainë, BE mbetet e vendosur në mbështetjen e vet të palëkundur për Ukrainën. BE dhe shtetet anëtare janë dhuruesit kryesorë për Ukrainën – duke dhënë mbi 135 miliardë euro, përfshirë edhe 48.7 miliardë euro mbështetje ushtarake – më tepër se çdo vend tjetër. BE do të mbetet në rrugën e saj e të qëndrojë me Ukrainën sa kohë ka nevojë Ukraina”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...