Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e kandidatit për deputet nga AKR-ja, Jetlir Zyberaj që ka konkurruar në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Zyberaj ka publikuar dëshmi që vota e tij është vjedhur. E Kjo dëshmi nuk është marrë parasysh nga PZAP.
Ai e quan këtë skandal, shkruan arbresh.info.
“Ktu, tash shpresa ngelet vetem tek prokuroria.
PZAP-it nuk i bën përshtypje fare deklarata e personit(personave) që vota nuk u figuron në formular.
Ky është skandal. PZAP po legjitimon vjedhjen e votës”, ka shkruar Zyberaj.
E PZAP refuzon kërkesën e tij. Ky është vendimi i PZAP:
Refuzohet i pabazuar apeli Amr 766/2021 I datës 05.03.2021 i ushtruar nga Jetlir Zyberaj, kandidat për deputet nfga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, I paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), nr, 860/2021 të datës 04.03.2021 me të cilën ka kërkuar rinumërim të votave në vendvotimet 2007A/05R, 0604C/05D, 0401D/01D./arbresh.info/

Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...