Qeveria e Kosovës ka filluar të zvogëlojë buxhetin e ndarë për mirëmbajtjen e rrugëve ani pse në realitet problemi më i madh që po përballën qytetarët në komunikacion aktualisht është mos mirëmbajtja dhe mos pastrimi i rrugëve gjatë stinës së dimrit.
Ministria e Infrastrukturës ua ka ndarë afër 18 milionë euro këtë vit kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve, por nga gjendja aktuale duket se këto mjete nuk janë të mjaftueshme për pastrimin e të gjitha rrugëve. Duke pasur parasysh se çdo vit po ndërtohen rrugë të reja, buxheti për mirëmbajtjen e tyre duhet të rritët. Por, qeveria në programin buxhetor për vitin 2019 ka zvogëluar mjetet financiare, shkruan arbresh.info.

Gjatë vitit 2018 buxhetit të Kosovës i ka kushtuar 10 milionë euro mirëmbajtja e rrugëve. Në këtë buxhet shpenzimet për vitin 2020 janë vlerësuar të jenë 31 milionë euro.
Ndërsa në buxhetin e vitit 2019, shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve për vitin 2020 janë përgjysmuar. Nga 31 milionë euro janë ndarë vetëm 16 milionë euro.

Në gjithë vendin, në pjesën dërrmuese të rrugëve ka vështirësi në qarkullim gjatë këtyre ditëve ku në Kosovë pati reshje të mëdha të borës dhe kjo tregon dështimin e këtyre institucioneve për mirëmbajtjen e rrugëve./arbresh.info/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...