Amabasada e Kosovës në Zvicër ka treguar se nga cila datë kosovarët mund t’i marrin pensionet e këtij shtetit.
Ata kanë treguar se duke filluar nga 1 shtatori, shtetasit e Kosovës mund t’i marrin pensionet e moshës dhe trashëgimisë, si dhe ato të invaliditetit.
Ky është njoftimi i plotë:
ZYRA FEDERALE E ZVICRËS VENDOSI: QË NGA 1 SHTATORI 2019 FILLON ZBATIMI I MARRËVESHJES KOSOVË-ZVICËR PËR SIGURIMET SHOQËRORE
Bernë, 30 korrik 2019 – Në një komunikatë të publikuar dje, Zyra Federale e Zvicrës për Sigurimet Shoqërore (BVS), ka deklaruar se që nga 1 shtatori 2019, fillon pagesa e pensioneve për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Zvicër.
Shetasit e Kosovës, që nga data 1 shtator 2019, mund t`i marrin pensionet e moshës dhe trashëgimisë (AHV) si dhe ato të invaliditetit (IV), pa qenë të obliguar të jetojnë në Zvicër.
Këtë marrëveshje bilaterale Kosovë-Zvicër, para dy muajsh e ka ratifikuar edhe Parlamenti i Konfederatës helvetike. Marrëveshja Kosovë-Zvicër, për nga përmbajtja është e ngjashme me ato të nënshkruara nga Konfederata zvicerane me të gjitha vendet tjera dhe mbështetet në standarde ndërkombëtare.
Në vazhdim është adresa ku mund të kontaktoni me e-mail, ose drejtpërdrejt me telefon, me personin përgjegjës për të dhënë shpjegimet e nevojshme.
Ndërsa më poshtë janë edhe vegëzat në tri gjuhë të komunikatës zyrtare për këtë vendim të publikuar nga Zyra Federale e Zvicrës për Sigurimet Shoqërore (BVS).
ADRESA DHE TELEFONI PËR PYETJE:
Doris Malär
Affaires internationales / secteur Conventions
Office fédéral des assurances sociales OFAS
[email protected]
tél. +41 58 462 85 00.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...