Policia e Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje biometrike, nga Ambasada e Zvicrës për Policinë Kufitare.
Këto pajisje do t’i forcojnë mekanizmat e sigurisë dhe do të shërbejnë për identifikimin e personave që janë në kërkim.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Zvicra mbetet partneri kryesorë në realizimin e reformave shtetërore.
“Dua të falënderoj popullin dhe shtetin zviceran per përkrahjen e vazhdueshme. Zvicra mbetet një ndër partnerët kryesorë në realizimin e reformave tona shtetërore. Partneriteti ynë dypalësh është formalizuar për vite përmes marrëveshjes në fushën e migrimit dhe besoj fuqishëm që ky bashkëpunim do të vazhdoj e të avancohet edhe më tej. Ky donacion i sotëm do të forcoj mekanizmat e tona të sigurisë. Mërgata jonë është promotor i këtyre proceseve zhvillimore”, tha Sveçla.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, tha se se marrëveshja e sotme nuk është risi, pasi këto dy shtete kanë marrëdhënie të mira ndërmjet vete.
Sipas tij, bashkëpunimi do të zgjerohet edhe në reformat administrative dhe në fushën e ndryshimeve klimatike.
Pik së pari pasi e kemi një diasporë kosovare në Zvicër. Të dy shtetet jemi dakorduar që do ta nisim një bashkëpunim tutje katër vjeçar. Ne jemi duke bashkëpunuar edhe më reformat administrative dhe në fushën e ndryshimeve klimatike por edhe në përkrahje të tjera përfshirë dialogun e Kosovë-Serbi”, tha Kolly.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, falënderoi shtetin zviceran për këto pajisje, duke treguar edhe për çka do të shërbejnë këto pajisje.
“Këto pajisje janë të cilat di të përdoren për identifikimin e personave që janë në kërkim dhe personave të tjerë që ndërlidhen me punën policore. Kjo është vetëm një pjesë e bashkëpunimit tonë. Ju e dini që policia e Kosovës ka bashkëpunim të afërt me policinë e Zvicrës”, tha Mehmeti./arbresh.info/

Emigrimi i shqiptarëve drejt ShBA, ICE: Mos t’ju shkojë mend...
OSBE shpreh pikëllim për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nex...
Këta janë top 5 deputetët më të votuar të LVV
Caktohet masa e arrestit me burg për Rushan Selkon, 67 vjeça...
Dubrovnik: Një burrë humb jetën pasi valët e forta e tërheqi...
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për b...