Të enjten e kaluar Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Pa paralajmëruar fare, Qeveria në mënyrë unanime miratoi vendimin në fjalë përderisa paralajmërimi për transformimin e FSK-së është bërë prej shumë kohësh.
Ndërsa është zv/ministri i Ministrisë së FSK-së, Burim Ramadani i cili ka thënë sot se nuk ka vend për skepticizëm dhe se transicioni i FSK-së është i sigurt dhe i pakthyeshëm.
Sipas Ramadanit vendimi për procedim të Projektligjeve nga Qeveria për në Kuvendin e Kosovës nuk është as i ngutshëm dhe as i papërkrahje.
“E tëra bazohet në një punë jashtëzakonisht të detajshme, përpjekjeve të gjata, punë të përbashkët me partnerët strategjikë dhe planit të qartë 10 vjeçar.Prandaj, jemi në rrugë të sigurt. Pa asnjë dilemë” , ka thënë Ramadani përmes një statusi në Facebook.
Sipas tij Kosova po kthehet gradualisht në kontribuues për sigurinë rajonale dhe globale
“Djemtë e vajzat e Kosovës do të jenë krah-për-krah me botën demokratike për të siguruar paqen kudo nëpër botë.
Rajoni ynë do të përfitojë nga transicioni i FSK-së. Qytetarët dhe komunitetet në Kosovë do të vazhdojnë të kenë mbështetjen e FSK-së”, ka përfunduar Ramadani.
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...