Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka dhënë detaje rreth bastisjeve që janë bërë gjatë kësaj jave tek ish-këshilltarët e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi
sipas ZPS-së këto operacione po kryhen gjatë hetimeve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, raporton Arbresh.info.
Sipas zëdhënësit të ZPS-së, Christopher Bennett ka thënë se hetimet po kryhen në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, bënë të ditur Christopher Bennett./Arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...