Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, është takuar me Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden.
Sadriu në këtë takim i ka shprehur mirënjohen e thellë për mbështetjen e SHBA-ve, si dhe për raportin unik të ndërtuar ndër vite.
“Ndërsa të dyja palët kanë diskutuar edhe për mundësitë për fuqizim akoma më të thellë të raporteve ndërmjet dy vendeve. Me këtë rast, Zotëria i parë e ka theksuar edhe njëherë se Kosova do të ishte e nderuar me një vizitë të familjes presidenciale në të ardhmen e afërt”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, Prindon Sadriu mori pjesë në pritjen e organizuar nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dr. Jill Biden në kuadër të Javës së Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në bashkëbisedim me Dr. Biden, Zotëria i Parë e ka shprehur mirënjohen e thellë për mbështetjen e SHBA-ve, si dhe për raportin unik të ndërtuar ndër vite. Po ashtu, është konfirmuar edhe lidhja e veçantë që familja Biden e ka me Kosovën, ndërsa të dyja palët kanë diskutuar edhe për mundësitë për fuqizim akoma më të thellë të raporteve ndërmjet dy vendeve. Me këtë rast, Zotëria i parë e ka theksuar edhe njëherë se Kosova do të ishte e nderuar me një vizitë të familjes presidenciale në të ardhmen e afërt.
Në këtë pritje, Zotëria i Parë është takuar dhe ka pas rastin të bashkëbisedoj edhe me Zonjat e Para dhe zyrtarë nga vendet mike, por edhe ato jonjohëse. /Arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje