Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Zoran Vukotiqit i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile- përkatësisht për akuzën për vrasjen e 13-vjeçarit B.M., duke e dënuar me 15 vite burgim.
Aktgjykimi ndaj Vukotiq u shpall të martën nga gjykatësi Rrahman Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Vukotiq akuzohej për katër aktakuza për krime lufte në Kosovë për të cilat ishte bërë bashkimi i çështjes, por për pikat tjera të aktakuzës, gjykatësi Beqiri tha se Gjykata nuk ka gjetur prova se i njëjti është fajtor për krime lufte, andaj e ka liruar nga akuza.
Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore- juridike udhëzohen në konstest të rregullt juridiko-civil.
I akuzuari Vukotiq urdhërohet të paguajë shpenzimet e procedurës penale dhe atë: në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 200 euro, kurse në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 100 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
I akuzuari nuk ishte i pranishëm në shpallje.
Prokuroria Speciale, kishte ngritur katër aktakuza për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë viteve 1998-1999, ndaj të akuzuarit Vukotiq, por me propozim të e mbrojtësit të të akuzuarit Vukotiq, avokati Nebojsha Vllajiq, u bë bashkimi i çështjes, më 22 gusht 2024.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1