Kryesuesi i KKZ-së, Zoran Stojanoviq, tha se deri më tani mesa kanë informata janë hapur të gjitha qendrat e votimit.
Ai tha se vetëm me një qendër të votimit ka probleme për shkak të rrethanave teknike, dhe se çdo gjë është duke shkuar sipas planit.
Ai tha tutje se Komuna e Leposaviqit e ka një pozitë gjeografike me një territor të madh, dhe për shkaqe teknik nuk kanë mundur të hapin një qendër të votimit.
“Shkollat në komunën e Lepsoaviqit, pas 5 prillit me një bojkot që e ka ba Lista Serbe nuk na e ka leju shkollat, si pretekst ka qenë se kanë disa aktivitete shkollore “, tha ai.
I pyetur se a do të ketë aktivitete në ato shkolla që nuk janë hapur si qendra të votimit, ai tha se nuk dihet.
Kurse u shpreh se nuk është në dijeni se sa votues kanë dal deri më tani./Arbresh.info/
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
SHBA-të do të dërgojnë 3,000 ushtarë të tjerë në Lindjen e M...