Google ADS

Zona e Pashtrikut: 5550 veteranë

08:52 | 12 Mars 2015
Arbresh.info

Mbrëmë janë publikuar edhe listat e verifikuara të pjesëtarëve të UÇK-së të Zonës së Pashtrikut.

Sipas listave fillestare në këtë zonë dëshmorë kanë rënë 440 dëshmorë të kombit, 724 janë invalidë të luftës si dhe nga kjo Zonë që ka pasur gjithsej 6 Brigada statusin e veteranit e kanë fituar 5550 veteranë.

Listat e Zonës së Pashtrikut publikohen pas atyre të Shalës, Nerodimes, Karadakut dhe Llapit.

Tashmë kanë mbetur pa u publikuar listat nga Zona e Dukagjinit dhe Drenicës dhe Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ndryshe dje disa veteranë kanë protestuar para Qeverisë duke kërkuar që sa më parë të publikohen listat e plota dhe të gjitha gabimet që janë bërë të përmirësohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme