Një zjarr ka shpërthyer në pullazin e një ndërtese në Ferizaj, rreth mesnatës së së shtunës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar lajmin për Arbresh.info, duke thënë se policia e NJRSh-së dhe ajo e rendit nga stacioni i Ferizajt kanë ndërhyrë menjëherë për të evakuuar të gjithë banorët e ndërtesës.
“Më datë 18.01.2025, rreth orës 01:10, kemi pranuar një informacion për një incident zjarri në një ndërtesë banimi, ku pullazi i saj ishte përfshirë nga flakët. Policia e NJRSH-së dhe policia e rendit nga stacioni i Ferizajt reaguan menjëherë, duke evakuuar të gjithë banorët. Pas tyre, zjarrfikësit mbërritën dhe arritën ta lokalizojnë zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar”, tha ai.
Veseli shtoi se Prokurori i Shtetit është njoftuar për incidentin dhe, nën autorizimin e tij, janë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit./Arbresh.info

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...