Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me zjarrin që shpërtheu pas mesnate në objektin e “Royal Mall” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në parkingjet e një objekti në rrugën “Agron Rrahmani” në kryeyqytet.
Sipas tij, nga informacionet e para nuk ka persona të lënduar.
“Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Pllana.
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 73-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...