Një banesë është djegur në lagjen Emshir të Prishtinës, mbrëmjen e së enjtes.
Disa persona po marrin trajtim mjekësor për shkak të problemeve shëndetësore që janë shkaktuar nga tymi, njoftoi Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin, shkruan Arbresh.info
“Derisa po vazhdon evakuimi banorëve të ndërtesës, bazuar në të dhënat e deritanishme disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi.” njofton Policia e Kosovës.
Aktualisht situata është vënë nën kontrollë, zjarri është lokaluzuar nga ana e zjarrfikësve.
“Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrinë në trembëdhjetë”/Arbresh.info/

Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...
Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat arrijnë 13 gradë
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...