Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se trafiku nga Shkupi për në pikën kufitare në Bllacë dhe anasjelltas është duke u riorentuar nëpër zonat për rreth, ndërsa për automjetet e rënda ka ndalesë të qarkullimit për shkak të zjarrit të shkaktuar në afërsi të vendkalimit kufitar.
“Për shkak të zjarrit që ka shpërthyer mbi rrugën magjistrale A4 Shkup – Bllacë, pranë tunelit, i cili është përhapur mbi rrugën magjistrale, trafiku është riorientuar për automjetet e pasagjerëve, ndërsa është i ndërprerë për automjetet e rënda transportuese. MPB ka vendosur regjim të veçantë të qarkullimit të automjeteve nga pika kufitare Bllacë drejt Shkupit.
Trafiku për automjetet e pasagjerëve është riorientuar drejt fshatit Bllacë e Epërme, përgjatë rrugës së vjetër drejt fshatit Banjan, Gluvo dhe Shkup.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar Qendra për Menaxhim të Krizave të Maqedonisë së Veriut dhe ekipet e Njësisë së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit.
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, e përfshir...
Jashari pret në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatos...
Punëtorët e KEK-ut shpalosin “surprizën”, kërkojnë pagë mesa...
Plani i fundit i paqes ofron tërheqje të mundshme të Ukrainë...
Pasaportat më të fuqishme në botë, e Kosovës ngritet për dis...
Sallahu: Me Qeverinë Kurti 3 do të themelohet Prokuroria Spe...