Zotimet e kryeministrit, Ramush Haradinaj se zjarrfikësit së shpejti do shndërrohen forcë në vete, nuk i kanë bindur zjarrfikësit që të zmbrapsën nga protesta e paralajmëruar për ditën e enjte.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka ka konfrimuar për KosovaPres mbajtjen e protestës për nesër duke filluar nga ora 11:00 para Qeverisë së Kosovës.
Si kërkesa kyçe drejt institucioneve shtetërore të këtij shërbimi emergjent janë nivelizimi i koeficienteve në nivel komunash, nivelizimi i rrezikshmërisë së punës me Policinë e Kosovës, të kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore, fetare dhe orët jashtë orarit, të përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen pajisje dhe mjete për punë.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, u shpreh se deklaratën e kryeministrit e kanë dëgjuar me vëmendje, por mbesin prapa vendimit për protestë, pasi që kërkesat e tyre kyçe po vazhdojnë të neglizhohen në vazhdimësi.
Ndonëse nga Ministria e Financave, ka marr premtimin se koeficienti i pagës për zjarrfikësve do të ngritët në 6, kryesindikalisti nuk është i kënaqur pasi thotë se me hyrje në fuqi të Ligjit të Pagave ata kthehen përsëri në gjendjen e njëjtë.
Beka tutje u shpreh se si shërbyes jetik për interesin e qytetarëve ndihen të anashkaluar nga institucionet e vendit.
Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime...
Rina Maloku rikthehet pas një kohe të gjatë në rrjete social...
Kosovë, Shqipëri, Kroaci – mbahet takimi trepalësh për forci...
Tatimi i dyfishtë eliminohet: Ambasada e Kosovës në Itali je...
Policia në veri gjen sërish armë, municion dhe mjete të tjer...
Në vitin 2025, Shqipëria priti 12.47 milionë vizitorë